
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Guverantorja e Iowa-s, Kim Reynolds.
Në platformën X, Reynolds ka shpërndarë një fotografi së bashku me presidenten Osmani, pas takimit.
“Mirë se vini në Iowa, Presidente Vjosa Osmani. Më e mira nga kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme mes Iowa-s dhe Kosovës ende nuk ka ardhur!”, ka shkruar ajo.