
Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, në Kanal10 banorët e Hanit të Elezit janë ankuar se në muret e shtëpive janë shfaqur disa insekte për të cilat thonë se komuna nuk po ndermerrë asgjë me gjithë ankesat që kanë bërë.
Bëhet fjalë për lagjen në rrugën “Imri Curri” në Han të Elezit.
Në lidhje me këtë, Kanal 10 ka kontaktuar me drejtoren për Shëndetësi, Kimete Kuka-Hasallari në këtë komunë e cila tha që dje i ka takuar banorët dhe menjëherë Institutin për Shëndetësi Publike të cilët sipas saj kanë thënë se nuk është shqetësuese dhe tha që duhet bërë dezinfektim.
“Ankesat kanë qenë vetëm në atë lagje dhe vetëm një shkollë e ka këtë problem. Sipas informatave që i kemi ata dalin nga lagështia”, tha Kuka-Hasallari.
Ajo tutje tha që kontrata për dezinfektim ka përfunduar dhe nuk kanë mundësi që ta bëjnë një gjë të tillë megjithë që ka premtuar që do të merret me këtë problem.
I mënjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarit i cili ka demantuar drejtoren duke thënë që nuk kanë ndermarrë asnjë masë dhe nuk kanë qenë fare në vendngjarje.
“Këto nuk janë prej lagështisë, këto nuk janë sot, janë që 6 ditë”, ka thënë qytetari i Hanit të Elezit.
Me kërkesë të banorit, drejtorja e Shëndetësisë tha që do të shkojë në vizitë për të parë nga afër situatën. /Gazeta10/