Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Falja e milionave për ferronikelin: Shkarkohen katër funksionarë publikë

Gazeta10
26 October 2023 - 12:04

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar kryesuesen dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Selvete Grajqevci – Pllana është shkarkuar nga pozita e kryesueses së bordit me 62 vota për.

Gani Kastrati u shkarkua nga pozita e anëtarit të bordit me 60 vota për

Gani Maliqi u shkarkuar nga pozita e anëtarit të bordit me 60 vota për.

Rrezarta Pushkolli – Makolli u shkarkua nga pozita e anëtarës së bordit me 61 vota për.

Të shkarkuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej nëntë milionë eurosh

Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e KPMM-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.