Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KF Vëllaznimi i ankohet FFK-së në referim

Gazeta10
06 September 2022 - 17:31

KF Vëllaznimi të martën ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku është ankuar në referim, pasiqë sipas tyre klubi po dëmtohet shumë shpesh nga gjyqtarët, shkruan Gazeta10.

Së fundmi klubi gjakovar është ankuar me pretendimin se klubit të tyre iu është anuluar një gol I rregullt në sfidën kundër Feronikelit ’74.

“ANKESË

Drejtuar FFK-së

Të nderuar

Po ju drejtohemi për të disatën herë për dëmin që po na shkaktohet nga referimi në ndeshjet e klubit tonë.

Është e vërtetë që si klub nuk po kalojmë ditë të mira. Por, nuk e dijmë se ku po e marrin këtë të drejte gjyqtarët të na dëmtojnë deri në këtë masë. Tashmë nuk kemi dilema. Kjo gjë është duke u orkestruar nga dikush me qellim të pastër për të na fundosur si klub.

Para kësaj jave në Gjakovë (në ndeshjen kundër KF Phoenix) akordohet penallti qesharake në dëm të klubit tonë të cilën e dokumentuam me pamje filmike. Këtë javë radhen e kishte gjyqtari tejet tendencioz zt.Qendrim Vata në ndeshjen që e zhvilluam në Drenas ndaj Ferronikelit 74. I njejti,me gabime të qellimta ndikoi direkt në epilogun e ndeshjes. Së pari na anuloi golin e epërsisë për një offside tejet qesharak të akorduar.

Edhe një femijë do të ishte në gjendje të konkludonte që nuk kemi të bëjmë me pozitë jashtë loje topi vie tek lojtari yne Jurgen Gjini pas prekrekjes së topit nga ana e dy lojtarëve kundershtarë. Është shumë e qartë që gjyqtari kryesorë u sinjalizua nga anësori, por ai si gjyqtarë kryesorë ka autoritet që të marr vendim vet nësë konsideron që anesori ka gabuar. Ky as që e merr mundin të konsultohet me të. Pse? Pastaj kishim gabime të panumerta (të qëllimta) në dëm të klubit tonë. Edhe kesaj radhe keto që i cekem më lartë po i dokumentojmë me pamje filmike nga ndeshja në fjalë.

P.S. Nuk jemi nga ato klube që vetviktimizohemi duke kërcënuar me tërheqje nga garat. Kjo për dy arsye. E para sepse jemi ndër klubet më të mëdha dhe më të vjetër në Kosovë anipse nuk po kalojmë ditët tona më të mira. Dhe së dyti për shkak se kemi besim të plotë në organet e FFK-se dhe jemi të bindur se FFK-ja do të reflektoj me qellim të ndaljes së ketij dëmtimi të qellimshëm që dikush po e bënë ndaj klubit tonë.

Me respekt, KF “VELLAZNIMI”

Vëllaznimi nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, pasi në tri ndeshje kanë pësuar tri humbje.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.