Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Irani po financon terroristët”, ish-drejtori i CIA: S’do donte përballje me SHBA

Gazeta10
29 October 2023 - 17:37

Ish-drejtori i CIA-së, David Petreaus në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Irani po ndihmon terroristët.

Ai theksoi se grupit të Hamasit që tashmë është në luftë me Izraelin është duke i mundësuar pajisje e madje dhe duke i dhënë këshilla se si duhet të veprojë në këtë luftë.

Më tej ai nënvizoi se nuk mendon se Irani do të përfshihet në një sulm të drejtpërdrejt me SHBA

“Irani qartazi është duke mundësuar pajisje, trajnimi, është duke financuar grupe të ndryshme, u jep municione. Madje në disa raste është duke i drejtuar ata. Është e njëjta gjë me Hezbollahun dhe më tej me grupet e tjera në Libanin e Jugut. Nëse veprohet në këtë mënyrë ata do të goditen dhe më rëndë se në vitin 2006. Nuk mendoj se Irani do të përfshihet në një sulm të drejtpërdrejt me SHBA. Prandaj gjithmonë është përpjekur ta bëjë këtë me disa elementë të jashtëm në Gaza, në Liban në Irak dhe në Siri”-tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.