
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vushtrrisë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të plagosur.
Nga kjo ngjarje i vdekur ka mbetur Faton Zenuni kurse policia po vazhdon aksionin e kontrolleve nëpër shtëpitë e të dyshuarve.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.