Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ky është i riu nga Skenderaj që vdiq pas plagosjes rëndë në Vushtrri (Foto)

Gazeta10
31 October 2023 - 9:11

Ka vdekur edhe personi i dytë që ishte plagosur të dielën në Vushtrri, shkruan Gazeta10.

Gjendja e tij ishte e rënduar si dhe si  pasoj e plagëve të marrura, ai ka vdekur dje në QKUK.

Ai është Liridon Musliu nga Skenderaji ka mësuar Rajoni.

“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tash janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se dy nga pesë të arrestuarit janë të moshës 24 vjeç.

“Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, tha Zahiti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.