
Gazetari Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket dialogut, raporton Gazeta10.
Ai përveq që ka kritikuar qeverinë e tanishme ai gjithashtu ka hedhur kritika edhe ndaj qeverisjeve të kaluara.
Sipas tij, qeveria e tanishme është më jotransparentja.
“Kjo qeveri është më jotransparentja sa i përket dialogut është e mbyllur hermetikisht, kurgjo s’kanë qenë ata të kaluarit qa janë këta, e kanë zbulu një termë të cilën po e quajnë ‘Zajednica moderne”, tha ai në Kanal10./Gazeta10