Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Njësia Speciale Intervenuese paralajmëron edhe një protestë

Gazeta10
03 November 2023 - 13:03

Pas protestës së 1 nëntorit, Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë sërish më 7 nëntor, ditën e martë.

Të njëjtit e kanë dorëzuar edhe paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Protesta sërish është organizuar për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Kjo protestë është vazhdim i protestës së kaluar e cila u mbajt të mërkurën më 1 nëntor.

Protesta e së martës pritet të fillojë nga ora 12:00. Në këtë protestë do të dalin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Pas protestëts, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe ajo për Deminim të Bombave kanë të ardhura mujore mesatare mbi 2 mijë e 200 eurove gjatë këtij viti.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) ka rreth 70 pjesëtarë të cilët operojnë në terren ndërsa ajo e Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive mbi 10 pjesëtarë.

631 euro e 89 centë figuron paga bazë e pjesëtarit në dokumentin që mban datën 12 tetor 2023.

Ministri ka thënë se mjetet financiare prej 2 mijë e 200 eurove mesatarisht u kanë dalë këtyre pjesëtarëve që ishin sot në protestë gjatë këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.