Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në Prekaz dyshohet se u gjetën mbetje mortore të të zhdukurve në luftë

Gazeta10
09 November 2023 - 14:13

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt.

Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Komisioni ka thënë se gërmimet janë duke vazhduar ende, dhe se mbetjeve të gjetura do t’iu bëhen analizat e ADN-së për identifikim të mundshëm.

Përveç Prekazit, Komisioni ka thënë se ka kryer gërmime edhe në Arbanë të Prizrenit.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se një vendim i tillë jep shpresë për qasjen në dokumentet e shënjuara si “konfidenciale”./REL

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.