
Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, do ta vizitojë sot Kosovën. Ai do të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Vizita e Pahorit në vendin tonë vjen pas asaj në Serbi dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës.
Për këtë vizitë janë vendosur edhe flamuri Slloven afër atij Kosovar në sheshin Skëndërbeu në Prishtinë./Gazeta10.
