Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ibrahimovic i përgjigjet sërish thirrjes së Milanit

Gazeta10
13 November 2023 - 13:37

Zlatan Ibrahimovic është edhe një herë gati për të ndihmuar Milanin gjatë një sezoni të vështirë, ashtu siç bëri në janar të vitit 2020.

Siç shkruan Tuttosport, Ibrahimovic po bëhet gati t’i përgjigjet thirrjes së ankthit të Milanit, por këtë herë ai nuk do ta bëjë këtë si lojtar, por me një rol të ri që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, shkruan Gazeta10.

Takimi më i fundit mes suedezit dhe Gerry Cardinale – i cili u zhvillua një javë më parë – bëri që palët të gjenin një marrëveshje dhe tani ne presim vetëm tymin e bardhë të shumëpritur.

Gazeta shpjegon se kthimi i Ibrës është i afërt dhe do të ketë një njoftim zyrtar në ditët në vijim.

Pushimi për ndeshjet e kombëtarëve konsiderohet koha e duhur për të zyrtarizuar rikthimin e Zlatanit dhe ai nuk do të ketë një rol specifik në hierarki, por do të bëjë disa gjëra. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.