
Rep-artisti i njohur Noizy së shpejti do ta shohim edhe si aktor, e dimë që kjo është për tu habitur sepse Noizy-n nuk e kemi parë kurr në këtë rol.
Para pak ditë më parë reperi postoi një video në Instagram ku shfaqej i gjakosur në fytyrë? E duket se arsyeja ka qenë pikërisht kjo – xhirimet e filmit të ri që ai po sjell.
Këtë detaj e ka zbuluar një nga blogeret që ai duket se do të ketë pjesë të filmit. Bëhet fjalë për Sara Bilellin. Teksa ka postuar një video funny në Tik-Tok ku shfaqet para makinës së reperit, ajo ka shkruar:
“A t’ja marr makinën Noizyt dhe t’i le xhrimiet të iki?”.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit menjëherë të interesohen se për çfarë xhirimesh për bëhet fjalë. Përmes një komenti, Sara ka treguar se bëhet fjalë për xhirime filmi dhe vetëm kaq mund të tregojë për momentin.
Por përveç kësaj ajo e çfarë ka tërhequr vëmendje tek publiku jan disa video të cilat po bëjnë xhiro ne rrejtin social Tik-Tok.