
I ftuar në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur për qeverisjen e VV-së, ka thënë se këta i kanë shti duart në magje.
“Këtu është bërë hajni me grurë, me vaj, me oriz, këtu ka ndodhur e pamendumja ndonjëherë. Këtu një prej shokëve më të afërtë të Kurtit, Martin Berishaj, është simboli i korrupsionit dhe i skandaleve jo vetëm por në tërë rajonin në sektorin e energjisë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij i kemi me dhjetëra projekte njëburimore në ministritë e Kurtit.
“Kurrë me ma pak dinjitet nuk kemi qenë në Evropë por jemi me masa ndëshkuese, njejtë i ka edhe Bjellorusia”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta10/