
Këngëtari i njohur i grupit TRIX, Velih Sahiti, ka qenë mysafir i Arben Ahmetit në emisionin “Gallatë”, në Kanal10.
Ai në këtë emision ka folur për hitet e tij, duke e veçuar këngën ‘Moj zeshkanja ime’, e cila sipas tij është realizuar në vitin 1979, dhe vazhdon të mbetet e pëlqyer për publikun edhe në këtë kohë.
“Shpesh herë them Arben, sa i përket kësaj këngë është një letërnjoftim i Grupit TRIX. Të gjitha këngët nga 20 albume apo 200 këngë të cilat i kam kompozuar për Grupin TRIX, kënga ‘Moj zeshkanja ime’ është letërnjoftimi i këtij grupi. Kur flitet për zeshkanen dihet se flitet për një grup i quajtur TRIX”, ka thënë Sahiti, raporton gazeta10.
Por kush ishte “zeshkannja” sipas Sahitit?
“Shumë herë jam pyetur se kujt i është kushtuar kënga “Moj zeshkanja ime” dhe gjithmonë unë e gjej një sinkronizim timin qe mbetet si ajo ‘Monaliza’ Leonardo Da Vinçit e pazbuluar, edhe kjo këngë autoren e ka të pazbuluar”, ka thënë Sahiti.
Pas përfundimit të intervistës, Veli Sahitika përforcuar LIVE në emisionin ‘Gallatë’ disa nga këngët hite të tij. /Gazeta10/