Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Takohen komandanti i FSK-së dhe i KFOR-it, të gatshëm për thellim të bashkëpunimit

Gazeta10
15 November 2023 - 20:07

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, është takuar me homologun e tij nga KFOR-i, Özkan Ulutaş.

“Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, sot, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Özkan Ulutaş” thuhet në komunikatën e FSK-së.

“KOMFSK fillimisht i uroi mirëseardhje gjeneral Ulutaş dhe e uroi për detyrën e KOMKFOR. Me këtë rast, gjeneral Jashari, informoi Komandantin e KFOR-it, për planet, angazhimet aktuale të FSK-së, dhe planet e zhvillimit në vijim”.

Të dy gjeneralët kanë diskutuar për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit

“Gjeneralët, po ashtu, shkëmbyen diskutime edhe rreth zhvillimeve të sigurisë në vend dhe rajon”.

“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë”.g

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.