
Drama e vënies së basteve në mënyrë të paligjshme nga ana e lojtarëve në Itali nuk ka të ndalur.
Hetimet për këto raste tashmë janë zgjeruar edhe te disa lojtarë tjerë.
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi, është nën hetim për vënien e bastve, vetëm disa javë pasi Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli janë pezulluar nga futbolli.
Agjencia e lajmeve AGI raporton se mbrojtësi i djathtë i Milanit po hetohet për lojëra të paligjshme të fatit, pasi skandali i basteve në vend po vazhdon.
Të dy, Nicolo Fagioli i Juventusit dhe Sandro Tonali i Neëcastle janë pezulluar, përkatësisht për shtatë muaj dhe 10 muaj respektivisht.
Florenzi, mësohet se në ditët në vijim pritet të takohet me prokurorin italian për të diskutuar çështjen.
Ai mbetet një anëtar i dobishëm i skuadrës së Milanit dhe ka startuar pesë ndeshje në Serie A këtë sezon.
32-vjeçari ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2025 dhe ai ka luajtur 49 herë për klubin e “San Siros” që kur u bashkua në vitin 2022.