Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron shpreson që Kurti e Vuçiq të arrijnë marrëveshje: “Situata në Kosovë është qetësuar paksa”

Gazeta10
16 November 2023 - 14:01

Mëngjesin e së enjtes, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë qëndrimit në Lausanne të Zvicrës ka folur edhe për Kosovën, shkruan 24heures.ch, përcjell Reporteri.

Macron derisa po zhvillonte takim me studentë në Universitetin e vendit (UNIL) është pyetur edhe për tensionet e fundit në Kosovë.

“Janë qetësuar pak tani”, tha presidenti francez.

Macron shpreson që liderët e dy vendeve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të arrijnë marrëveshjen që u është ofruar.

Presidenti francez megjithatë ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga një rifillim i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai.

Në vazhdën e dialogut, sot në Bruksel po zhvillohet takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Fillimisht, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, takoi Petar Petkoviq, derisa aktualisht ndodhet në takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, dhe nëse të dyja palët kanë vullnet do të zhvillohet edhe një takim tre palësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.