
Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani – me dyja këmbët mbi të! – ka shkruar publicisti Halil Matoshi.
“Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq dhe në prani të Presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për simbolet. Shkelje e dyasnshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga Presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kodovar për simbolet!?” ka shruar ai, i nxitur nga një vizitë e presidents Osmani në komunën e Mamushës.
“Në nji komunë kodivare sipas Lugjit duhet të ekspizohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!” ka shkruar ai.
Sipas tij, ky asht skandal protokolar dhe e qet keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson!
“Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës! Me e ngrit paralelen me komunat në veri të Kodivës (me struktura ende të pashueme paralele) asht dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?” ka përfunduai ai postimin.