Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë kandidatët që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale së Kosovës

Gazeta10
17 November 2023 - 13:05

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka konfirmuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kandidatët e konfirmuar janë: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Valdet Gashi dhe Naim Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, në këtë mbledhje, prokurori Zejnullah Gashi u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua.

Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.