
Përballja me Kosovën do të jetë ndeshje speciale për Xherdan Shaqirin.
Shaqiri në këtë përballje, do të regjistrojë paraqitjen e 118-të, duke barazuar rekordin me Heinz Hermannin.
Shaqiri ka thënë se kjo ndeshje do të jetë e veçantë edhe për faktin se përball do ta ketë Kosovën.
Ai pranoi se presioni është te Zvicra, por shtoi se e vlerësojnë Kosovën që ditë më parë e mposhti Izarelin, me të zviceranët barazuan.
“Padyshim se është ndeshje speciale, pasi gjithmonë kam pasur synimin në rekordin e Hermannit. Po ashtu, të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazoj rekordin e Hermanniot, i bën gjërat edhe me të veçanta. Për mua, kjo ndeshje do të jetë edhe më e veçantë nëse e konfirmojmë kualifikimin në Evropian”, ka thënë Shaqiri. “Ndaj Kosovës na duhet një paraqitje e mirë për 90-të minuta, pasi e ka mposhtur Izraelin. Sigurisht se ka presion, por lojtarët më të mirë kur kanë presion japin më të mirën nga vetja. Dhe, këtë dua ta tregoj ndaj Kosovës”.
Shaqiri pranoi se nuk ishte aspak i kënaqur që nuk u aktivizua ndaj Izraelit, ndeshje që u luajt në Hungari dhe përfundoi 1:1. Megjithatë, ai pritet të jetë titullar ndaj Kosovës në duelin që luhet të shtunën prej orës 20:45 në Basel dhe i takon Grupit I kualifikues.