
Kombëtarja e Shqipërisë edhe zyrtarisht është kualifikuar në kampionatin europian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Kuqezinjëve” iu mjaftoi një barazim kundër Moldavisë për të siguruar biletën në Evropian.
Në ndeshjen ndaj Moldavisë, Shqipëria kaloi e para në epërsi më anë të Sokol Cikalleshit, por vendasit barazuan rezultatin në fund të ndeshjes.
Kjo është hera e dytë që kombëtarja Shqiptare kualifikohet në kampionatin evropian, pasi një gjë të tillë e kishte arritur edhe në vitin 2016.