
Ka dështuar të nisë gjykimi ndaj kryetarit të FFK-së Agim Ademit, për të tretën herë me radhë shkruan Gazeta10.
Agim Ademi akuzohet së në vitin 2012 kishte kërcënuar dhe sulmuar personin D.K, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një veturë të tipit ‘BMW X5’.
Shkak për mosmbajtjen e kësaj séance ishte mungesa e të akuzuarit tjetër Muharrem Rama.
Poashtu seanca e dytë e gjykimit e cila ishte e paraparë të mbahej më 12 maj të këtij viti, kishte dështuar të mbahej, pasi viktima D.K, nuk ishte paraqitur në atë seancë.
Ka më shumë se një vit nga vendimi i Supremes kur kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim, por deri më tani nuk është mbajtur asnjë seancë e rigjykimit ndaj Ademit dhe Ramës.
Ndryshe, aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri. /Gazeta10/