Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Blero bën deklaratën e fortë: Nëse do vinte partnerja ime do largohesha menjëherë nga këtu

Gazeta10
20 November 2023 - 16:16

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 janë kthyer ndër personazhet më të komentuara të momentit në media rozë.

Mbrëmjen e kaluar (e diel) ata qëndruar së bashku në oborrin e shtëpisë duke diskutuar për tema të ndryshme, pa munguar debatet me njëri-tjetrin.

Në një moment ata kanë folur edhe për dashurinë, e që nisi nga një koment që Edona James dha duke thënë se ‘dashuria ka vdekur për mua’.

Kjo bëri që banorja e re Kaderi të thoshte se ajo e ndjen se Edona do ta takoj një person që do ta bëjë të ndryshoj mendim për dashurinë.

“Do të dal dikush para teje dhe do të t’i dridh këmbët”, u shpreh Kaderi.

Në këtë diskutim ndërhyri edhe këngëtari Blero, i cili madje edhe deklaroi se nëse partnerja e tij do të vinte në BBVK, ai do të ishte në gjendje të largohej nga shtëpia e famshme.

“Unë e di atë ndjenjë, nëse do të vinte nusja ime këtu do të dilja menjëherë, në sekondë, nuk do e llogarisja askënd”, u shpreh Blero

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.