Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shuhet zjarri në IML, nuk raportohet për të lënduar

Gazeta10
21 November 2023 - 10:31

Një zjarr i madh ka përfshirë disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore mëngjesin e sotëm.

Zëvendës komandanti i zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka deklaruar për media se në momentin e pranimit të lajmit, ekipi i zjarrfikësve ka dalë në terren dhe ka lokalizuar zjarrin.

Shkodra para gazetarëve tha se ka dëme materiale, porse fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 07:54 Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës ka pranuar lajm nga stafi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka pranuar lajmin se është duke u dhezur objekti i IML-së. Ekipi i zjarrfikësve menjëherë ka dalë më vendin e ngjarjes, kanë intervenuar për një kohë shumë të shpejtë kanë lokalizuar zjarrin. Edhe në këto momente është duke vazhduar në fikjen e zjarrit, çdo gjë është nën kontroll, nuk ka diçka rrezik. Fatmirësisht nuk ka pas të lënduar, momentin që janë ardhë zjarrfikësit këtu, stafi që kanë qenë këtu veç janë dalë jashtë. Ka dëme materiale, është e përfshirë një zyre e ndarë në dysh, ka materiale, dokumente të zyrës, punës. Sa kemi informatë është zyra e drejtorit, informata të sakta nuk kemi as ne”, ka deklaruar ai para mediave. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.