Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Lituania mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës

Gazeta10
07 September 2022 - 16:16

Një grup i deputetëve nga Lituania kanë takuar sot në Prishtinë kolegët e tyre parlamentar në Kosovë.

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Perëndimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, ka zhvilluar disa takime në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Kosovës, deputeti Halil Thaçi, zëvendëskryesues i këtij Grupit, tha se me këtë rast theksuan rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimet euro-atlantike.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Laima Andrikienė kryesuese e Grupit të deputetëve të Lituanisë, tha se vendi i saj i jep mbështetje të plotë Kosovës në forcimin e shtetësisë së saj dhe integrimin euroatlantik, si dhe në aspektin e ndërtimit të shtetit demokratik./kp/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.