Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pahor: BE t’i mbajë premtimet, të hiqen vizat për Kosovën

Gazeta10
07 September 2022 - 17:00

Borut Pahor – Presidenti i Sllovenisë ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet, dhe t’i heqë vizat për Kosovën.

“Siç thashë gjatë bisedës edhe me Vuçiqin, për atë që shtetet që kanë statusin e vendeve kandidate t’iu mundësohen sa më shpejtë negociatat. Bosnjës t’i ofrohet statusi i kandidates dhe në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën që të plotësohen premtimet”, tha ai në një konferencë për medie.

Më tej, Pahor, tha se temë e diskutimeve duhet të jetë gjithashtu edhe kriza energjetike gjatë sezonit të dimrit.

“Shpresoj që ne do të arrijmë një marrëveshje të përbashkët në samitin e Bordo Brionit dhe do t’i dërgojmë mesazh të përbashkët BE-së që të mos harrohen shtetet e Ballkanit Perëndimor në zgjedhjen e kësaj krize”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.