Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

9 të lënduar nga shpërthimi në tregun e kafshëve, policia në kërkim të tre personave

Gazeta10
22 November 2023 - 9:57

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.

Ngjarja ka ndodhu rreth orës 5 të mëngjesit.

Zëdhënës i policisë së Kosovës, Vesel Gashi ka thënë për gazeta10 se tre persona janë identifikuar dhe janë në kërkim policor.

Ndërsa të lënduarit janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

“Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te tregu i kafsheve ne Prizren. Nga informatat e pare dyshohet se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke marrë tratim mjekësor. Policia ka dal në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.