Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku cak ka qenë një argjentari në qytetin e kësaj komune.
Lajmin për Gazeta 10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Zëdhënësi Gashi ka konfirmuar plagosjen e një zyrtari policor gjatë aksionit dhe arrestimin e njërit prej 4 plaçkitësve të cilët kanë shtënë në drejtim të policisë.
Sipas tij polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Në pamjet e siguara nga portali lokal “Theranda post” shihet momenti kur hajnat ballafaqohen me policinë e Kosovës.
Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast. /Gazeta10/