Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas, pritet të largohet nga skuadra e Napolit.
Mediumet italiane raportojnë të mërkurën se Elmas ka kërkuar largimin nga kampioni i Italisë në afatin kalimtar të janarit për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.
24-vjeçari këtë edicion ka 11 ndeshje të luajtura dhe një gol të shënuar, ndërsa me Napolin ka kontratë deri në vitin 2025.
Leipzigu ka shprehur interesim për Elmasin, i cili është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Gjermani. Napoli është i gatshëm ta liroj Napolin dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.