Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja Krasniqi: Këshilltari në Ministrinë e Gërvallës paguhet në muaj sa 15 policë, ky pushtet nuk ka marre

Gazeta10
24 November 2023 - 11:52

Deputetja e LDK-së, njëherit kryetare e Komisionit për Integrim, Rrezarta Krasniqi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po refuzon të raportojë në këtë komision.

Krasniqi duke komentuar raportimin e sot të kryediplomates në Komisionin për Punë të Jashtme, ka thënë se Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën.

“Ministrja Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci, me arsyetime që veç bazë nuk kanë dhe pikërisht atëherë kur pyetet për të bëmat e diplomacisë, sigurisht në dëm të shtetit sepse në dobi nuk ka pasur asgjë, as njohje të reja e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë.

Sa për dijeni të qytetarëve, znj. Gërvalla për shkak të dështimeve në diplomaci refuzon të vjen për raportim edhe në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.

Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”!”, ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.