
Partia Guxo po mban kuvendin e parë zgjedhor në të cilin do të konstituohen organet dhe statuti i saj. Aty u bë thirrje për bashkim dhe u tha se ata që dëshirojnë të devijojnë vullnetin politik përmes formave jo legjitime e kanë të pamundur.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër është kthyer dinjiteti i Kosovës në sytë e botës.
Ai tha se Guxo do të jetë në skenën politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore dhe sipas tij ata që dëshirojnë t’i dobësojnë e kanë të pamundur.
“Guxo në skenën politike kosovare nuk vetëmjaftohet me kontribuon e 14 shkurtit. Ne besojmë se do të jemi në skenën tonë politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore një “arrë” e fortë dhe jo lehtë e thyeshme dhe do të jemi kontribuues i vijimësisë dhe jemi garancia që ne nuk jemi ata që në asnjë rrethanë, sikurse që është tregimi i hershëm i kohës së Skënderbeut që dikush të thyejë një nga një thuprat pro të gjithë bashkë në kuvend madhështor përçojmë mesazhin tek të gjithë ata që dëshirojnë që përmes formave jo legale, jo legjitime të devijojnë vullnetin politik, e kanë të pamundur për shkak se ne jemi bashkë dhe do të vazhdojmë të respektojmë kontratën me qytetarët”, tha Peci./Gazeta10