Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Familja Shehu gjashtë muaj pa rrymë shkaku i borxheve të vjetra ndaj KEDS-it

Gazeta10
07 September 2022 - 19:29

Raporti: Val Ajazi/Kanal10

Një familje në Krushë të Vogël ka gjashtë muaj që po jeton pa energji elektrike. Komuna e Prizrenit ia ndërtoi shtëpinë, por KEDS-i po refuzon t’ia vendos njehsorin, shkaku i disa obligimeve të vjetra. Frika më e madhe për kryefamiljaren është periudha e dimrit, shkruan KanaL10.

Merita Shehu nga Krusha e Vogël, ka gjashtë muaj që ka dal në shtëpinë e saj të re.

Mirëpo ajo dhe familja e saj për tërë këta muaj po i shoqëron terri për çdo natë, në mungesë të energjisë elektrike.

Ani pse ndërtimi i shtëpisë u bë me donacion nga Komuna e Prizrenit, Shehu akuzon KEDS-in për mos furnizim me energji, pavarësisht kërkesave.

E ajo tregon telashet e vështirësitë që po i sjellë mungesa e rrymës.

Frika më e madhe e saj është dimri, pasi thotë se pa energji elektrike, jeta në këtë shtëpi do të jetë edhe më e vështirë.

Por nga KEDS kanë sqaruar se mosvendosja e njehsorit ka ndodhur shkaku i disa borxheve të vjetra.

“Secili konsumatorë e ka obligim t’i kryej obligimet ndaj kompanisë, në mënyrë që ne të procesojmë tutje. Ne jemi të obliguar me ligj që të gjithë konsumatorët t’i trajtojmë në mënyrë të barabartë”, tha Margarita Rashiti – Zyrtare për media në KEDS.

KEDS ka thënë se pavarësisht pobligimeve, ata janë të gatshëm të shqyrtojnë të gjithë mundësitë që t’i dalin në ndihmë familjes Shehu. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.