Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri i Mbrojtjes: Gjatë tre viteve janë trajnuar jashtë shtetit mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së

Gazeta10
26 November 2023 - 16:06

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqëdonci ka thënë se gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.

Maqedonci theksoi se do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale, krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale e furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, shkruan Reporteri.net.

Pasi sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Kosovës.

 “E kam ble 100 euro në Fushë Kosovë”, Hysen Durmishi deklarohet për jaknen “1600 euro” që u përfol sot

Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë të pastruara

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, tha Maqedonci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.