Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ahmeti: Faton Peci – zgjedhje e duhur në krye të GUXO

Gazeta10
07 September 2022 - 20:51

Komentatori politik, Arben Ahmeti në Politiko ka vlerësuar se minsitrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, do ta ketë të pamundur të merret me konsolidimin e këtij subjekti politikë, shkruan Gazeta10.

‘Zgjedhje kreative. Duhet me pasë parasysh që partia Guxo nuk e pati kohën e duhur që të tablohet si subjekt politikë. Ishte një listë e cila u krijua shpejt e shpejt nga njerëzit e pakënaqur të LDK-së. Brenda në Guxo e kemi Gërvallën e cila ka një trashëgimi politike të së kaluarës për shkak të historisë familjare, betejës në LDK dhe për shkak të reputacionit të saj të ndërtuar. Tash po figuron si njëra nga ministret e qeverisë Kurti e cila gjithsesi merret me politikë të jashtme dhe duke qenë këtu e ke të pamundshme që të merresh me konstituimin e subjektit politikë”, tha Ahmeti në Politiko.

Ndërsa për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ai tha se si një prej ministrave më të sukseshëm të kësaj qeverie, është zgjedhje e duhur që të merret me këtë subjekt politikë.

“Faton Peci duke qenë njëri prej ministrave më të suksesshëm të kësaj qeverie, është zgjidhje e duhur që ai të merret me konsulidimin e subjektit politik’, ka shtuar Ahmeti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.