Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Jemi duke e përgatitur padinë për krimet e Serbisë në Kosovë

Gazeta10
07 September 2022 - 22:00

Albulena Haxhiu – Ministrja e Drejtësisë ka thënë se Qeveria është duke e përgatitur padinë për krimet e Serbisë në Kosovë.

Haxhiu tha se nuk mund të jap detaje të shumta, pasi është kompetencë e Zyrës së Kryeministrit.

“Ne jemi duke punuar për ta paditur Serbinë për krimet që ajo i ka bërë në Kosovë. Nuk mund të jap detaje, sepse kjo është në kompetencë të Zyrës së Kryeministrit. Por është duke u punuar në këtë drejtim. Është formuar edhe instituti për krime. Krimet e luftës nuk mund të amnistohen, dhe kjo s’ka lidhje me dialogun që po zhvillohet me Serbinë.”, ka thënë Haxhiu në Context./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.