
Duke folur rreth historisë së heronjve kombëtarë, gazetari Ridvan Berisha gjatë emisionit ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, e ka pyetur Olsi Jazexhiun se cili është mendimi i tij, për Adem Jasharin.
“Çka mendon për Adem Jasharin, çka mendon për luftën e UÇK-së, a ki naj mendim për këto”,e ka pyetur Berisha gazetarin nga Tirana Jazhexhiun.
Berisha me këtë rast ka publikuar një fotografi të Jazexhiut gjatë një vizite në Gazimestan, duke i ngritur tre gishta.

“Nga e ke motivin për t’i sulmuar figurat mbi të cilat është mirëmbajt heroizmi shqiptarë. Ti thua se kosovarët janë konvertuar me vonë si shqiptarë, ndër Kosova vazhdon të jetë kryevatra e çdo lëvizje herotike të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/
Me poshtë e gjeni videon e plotë…