Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me thikë e vrau mbrëmë vjehrrin në Prishtinë: I dyshuari në arrati

Gazeta10
30 November 2023 - 8:40

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku viktima dhe dorasi kishin edhe lidhje familjare.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje, dhëndri e vret vjehrrin me thikë.

Pas plagëve të marra viktima vdes në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Njoftimi i plotë:

Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë  babanë  e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në  QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.