
Ish komandanti i UÇK-së, Sabit Geci në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka treguar se kush është gazetarja që e mori në intervistë Adem Jasharin.
Ai ka thënë se gazetarja Elvana Berani ka zhvilluar intervistë me Adem Jasharin në shtëpinë e tij ku ishte edhe vet ai prezent, raporton Gazeta10.
“Gazetarja Elvana Berani ka ardhë me marr intervistë, u ngjitem në tjetër dhomë pasi ishin 30 burra aty dhe vendosëm intevistën ta bëjmë në dhomën lartë, është gjallë dhe nuk e kuptojë se pse nuk e thotë këtë asnjëherë, nuk jam i sigurtë për mediat e tjera por për gazetaren Berani e di sigurtë se kjo intervistë është zhvilluar në shtëpinë time”, tha ai në Kanal10./Gazeta10