Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Njoftim me rëndësi për qytetarët nga ‘KRU Prishtina’

Gazeta10
30 November 2023 - 17:16

KRU” Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, me reduktime uji janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00 deri në 04:00.

Në njoftimin e tyre thuhet se vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq, raporton gazeta10.

“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”.

“Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7″, thuhet në njoftimin e KRU” Prishtina”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.