
Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.
Kështu ka njoftuar avokati i Naim Murselit, Ahmet Ahmeti.
Ndërkaq, avokati i dorasit, Granit Plavës, Skender Gojani ka thënë sot se klienti i tij po mbrohet në heshtje.
I dyshuari për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së kanë hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.
Për këtë seancë kanë ardhur edhe familjarët e të ndjerës, Liridonës. Vëllëzërit e saj janë parë në oborrin e pallatit të drejtësisë.
Liridona Ademaj u vra të mërkurën mbrëma në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.