Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lagjja pa shtet” në Gjakovë; S’ka asfalt, as kanalizim, as ndriqim (VIDEO)

Gazeta10
08 September 2022 - 9:14

Në emisionin  “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se në një lagjen në Komunën e Gjakovës, nuk ka rrugë të asfaltuar, as kanalizim dhe as ndriqim, raporton Gazeta10.

Njëri nga banorët e asaj lagjeje, Shkumbin Sokoli, ka thënë se kjo rrugë është në këtë gjendje qe 32 vjet teksa ka pasur premtime por nuk janë realizuar.

“Qe 32 vjet banjo në këtë lagje, kurrë s’kemi pasë rrugë të shtrume, kena bo kërkesë në komunë, e kanë bo një projekt në këto zgjedhjet e fundit që kenë, para zgjedhjeve dhe janë ardh Kuvendi Komunal, me një bager e kanë gërryer shpejt e shpejt e kanë pru tabelën, na kanë premtu që kanë mu ba me kanalizim, me asfallt, asnjonen se kanë bo”, ka thënë ai.

Qytetari në fjalë ka treguar se kjo lagje nuk ka as ndriqim, as kanalizim dhe as asfalt, teksa pikërisht këto janë kërkesat e tyre.

“As s’ka ndriqim, as s’ka kanalizim. Nuk e di ku mundet mu shtru një rrugë pa kanalizim. Pika parë duhet mu bo kanalizimi, mu shtru asfalti. Kërkesat tona janë këto së pari me ba bo kanalizimin, me na bo asfaltin, me na bo ndriqimin”, ka thënë ai. / Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=kQmTqNx3weQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.