Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pas ndarjes nga i dashuri, Dua Lipa bën ndryshimin e madh në pamje

Gazeta10
04 December 2023 - 15:30

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras.

Krijuesja e hiteve konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, në mars, kur të dy u fotografuan duke shkuar në shtëpi së bashku nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent.

Megjithatë , dyshja tani thuhet se tani kanë ndarë rrugët tetë muaj pasi ishin njoftuar, shkruan The Sun, raporton gazeta10.

Këngëtarja ka vendosur të përqendrohet vetëm në muzikën e saj në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

E ndarja duket se i ka bërë mirë Duas. Ajo në paraqitjen e fundit në publik është shfaqur super joshëse.

Me look të ri dhe me fustan të tejdukshëm, Dua po shkëlqen në paraqitjen e fundit në publik. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.