Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tahiri: Nëse drafti i Asociacionit qenka për t’u mbrojtur, atëherë pse po mbahet i fshehur

Gazeta10
05 December 2023 - 10:10

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar partinë në pushtet, pra Lëvizjen Vetëvendosje, për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – i pranuar në parim nga Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se zyrtarë të lartë të VV-së, po e mbrojnë draft-statutin e Asociacionit para publikut, por, ka shtuar, publiku nuk e ka parë dokumentin.

Prandaj ka pyetur ajo, “nëse qenka për t’u mbrojtur atëherë pse po mbahet i fshehur?”.

“Zyrtare te larte te VV po mbrojne draft statutin e Asociacionit para publikut, por publiku nuk e ka pare dokumentin! Nese qenka per tu mbrojtur atehere pse po mbahet i fshehur !?”, ka qenw postimi i Tahirit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.