Forcat ukrainase po bëjnë “përparim të ngadaltë, por domethënës” në fushën e betejës dhe aktualisht po bëjnë më mirë në jug sesa Rusia, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Pentagonit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
“Janë ditët e para. Unë mendoj se ukrainasit po bëjnë përparim të ngadalshëm, por domethënës. Dhe ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat,” tha nënsekretari i Mbrojtjes për Politikën, Colin Kahl në një ngjarje të organizuar nga Defense Neës. “Por unë sigurisht mendoj se gjërat po shkojnë më mirë në anën ukrainase tani në jug se sa është e vërtetë në anën ruse.” / Gazeta10.