
Eksperti i arsimit, Ismet Potera i ftuar në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, në Media10 duke komentuar rezultatet e dobëta të nxënësve në testin “PISA”, ka thënë se nuk po ndërmerret asgjë pas rezultateve të këqija në këtë test.
“Po të organizohej në mënyrë të përgjegjshme ky test, do të kishim rezultate shumë më të mira. “Ka probleme edhe në organizim”, ka thënë Potera.
Ai tutje ka thënë që ne mburremi me individë por jo me kolektivitetin, jemi si komb më shumë individualista.
Për të tejkaluar këtë situatë Potera tha që duhet të kemi përgjegjësi ndaj punës dhe të këtë ndergjegjësim shoqëror duke u nisur nga familja.
“Shumë prindërve nuk iu intereson suksesi i fëmijëve të tyre pos çfarë patika dhe telefona me ju ble.
“Pisa po na tregon hallkat ku kemi deshtu”, tha Potera. /Gazeta10/