
Avokati Tomë Gashi në rrejtin social Facebook ka deklaruar se “Kurrë nuk do të dihet motivi i vrasjes së Liridona Ademajt.
Përmes këtij reagimi, Gashi thotë se hamendësime mund të ketë, por motivi i vërtetë kurrë nuk do të dihet.
Siç pohon Gashi “Naim Murseli e organizoi vrasjen e Liridonës për të mos u ditur kurrë motivi”.
“Keshille per “expertet“ kujdestare te motiveve:- Motivi i vrasjes se Liridona Ademaj kurre nuk do te dihet. Hamendesime edhe mund te keni, por motivin e vertete kurre nuk do ta dimë!- Naim Murseli e organizoi vrasjen e Lirdones ne ate menyre qe mos te dihet motivi kurre. Po ju “experta”, si po e dini motivin? Jua ka thene kete Naimi apo si?”, ka shkruar Tomë Gashi.