
Ish-kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar rezultatet katastrofale të nxënësve kosovarë në testin PISA.
Në fakt, Ahmeti ka komentuar edhe arsyen e dhënë nga Ministria e Arsimit, e cila e përmendi pandeminë si një nga arsyet se pse nxënësit e Kosovës dolën keq në testin PISA.
Në këtë kontekst, Ahmeti ka shtruar një pyetje.
“Kur thuhet se pandemia është arsye për rezultatin e dobët në PISA shtrohet pyetja – a nuk kanë pas shtetet tjera pandemi?” – shkroi Ahmeti në “X”. /Gazeta10/
