
Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës me vite të tëra kanë mbështetur reformat në sektorin e drejtësisë në Kosovë me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sektori.
Në dokumentarin “Reforma në Drejtësi” i mundësuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe që është publikuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka folur edhe ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Carlin Lobbezoo.
Lobbezoo ka thënë se Holanda mbështetë sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor.
“Dhe përse kjo është e rëndësishme? Sepse ne mendojmë se sundimi i ligjit është në thelb shumë themelor. Është thelbi mbi të cilën është ndërtuar shtëpia. Dhe për të cituar Kryeministrin ti, ai gjithmonë, thotë, së pari themelet. Pra, sundimi i ligjit është i rëndësishëm edhe pse njerëzit nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm për këtë, ai ndikon në jetë e pothuajse të gjithëve çdo ditë. Që do të thotë, është I rëndësishëm për qasjen e qytetarëve në sektorin e drejtësisë në gjykata e prokurori”, ka thënë ajo
Lobbezoo ka thënë se sundimi i ligjit është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik. /GAZETA10/