Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Aktgjykimi shqetësues shpërfaq neglizhencën institucionale ndaj abuzimit seksual të 9 vjeçares

Gazeta10
08 Shtator 2022 - 14:09

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së fundmi ka pranuar Aktgjykimin për shfajësim të të akuzuarit për keqpërdorim seksual i njerkut ndaj 9 vjeçares në vitin 2012.

Akuza është ngritur nga nëna e 9 vjeçares duke thënë se keqpërdorimi seksual nga burri i saj ndaj vajzës ka filluar nga viti 2005.

Ndërsa në aktgjykimin e pranuar, i akuzuari lirohet nga aktakuza, me arsyetimin që “në mungesë të provave” nuk është provuar fajësia e të pandehurit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, pranon kallëxim penal vetëm për të zhagitur rastin për të ritramatizuar të miturën duke marrë deklartaën e saj disa herë.

Gjykata është duke aluduar që nëna e së miturës e ka raportuar rastin e abuzimit të vajzës, vetëm pasi që e ka vërejtur se “bashkëjetesa e saj me të pandehurin po shkon drejt një fundit.

Në këtë mënyrë, përkundër që gjykata pranon se dhuna konstante fizike ka qenë e përsëritur, në të njëjtën kohë, gjykata konstaton se: “Gjykata ka parasysh që në raste të tilla kur ndodh sulm apo ngacmim seksual, apo keqpërdorim seksual brenda anëtarëve të familjes, sidomos siç është rasti këtu kur mungon vullneti i njërës palë, është e pritshme që të vërehet ndryshim në sjellje dhe raporte të çrregulluara mes familjarëve të familjes që pretendohet të jenë të përfshirë”.

“Nëse raportet mes të dëmtuarës – dëshmitares (nënës së vajzës) dhe të pandehurit, nuk do të ishin përkeqësuar, a do të raportonte e njëjta rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës së saj?”

Gjithëashtu gjykata thekson: “Ky ndryshim në deklarim me kalimin e kohës, duke përfshirë edhe raste të tjera të cilat nuk ishin treguar më herët, në vlerësimin e gjykatës, shpërfaq një tendencë të dëmtuarës së mitur së pari për DRAMATIZIM të situatës dhe paraqitje të pandehurit si veçanërisht abuzues në raport me fëmijët.”

Shkeljet ligjore në këtë vendim janë të shumta duke filluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e cila nuk e ka kualifikuar veprën penale në pajtim me nenin 198 paragrafin 2, lidhur me paragrafin 5 pikën 7 të Kodit të Përkohshëm Penal, pasi që i dyshuari ishte njerku i saj, por kualifikimi është bërë vetëm me paragrafin 2 të KPK-së.

Tutje, Gjykata Themelore e Prishtinës e liron të dyshuarin, me arsyetimin kinse “në mungesë të provave” kur në të njëjtën gjykatë janë paraqitur prova të shumta dhe gjykata ka refuzuar procedimin dhe ekzaminim të tyre, përfshirë provat si në vijim: a) Letrën e shkruar nga e dëmtuara, në të cilën e njëjta rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale dhe fizike, si pasojë e abuzimit ndër vite, dhe e cila është dhe e cila është konfirmuar të jetë e shkruar nga vajza e mitur, nga Agjencioni i Forenzikës; b) Dëshmitë e përreth katër personave të përfshirë, përfshirë zyrtarë policorë; c) SMS kërcënues për tërheqjen e raportimit të rastit, i drejtuar ndaj nënës së të dëmtuarës, i dërguar nga i pandehuri; d) Raportet mjekësore të së dëmtuarës, të cilat kanë vërtetuar gjendjen e rëndë të së miturës.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mbi 70% të rasteve të dhunimeve seksuale viktima janë vajzat e mitura. Përkundër kësaj, ne çdo ditë po dëshmojmë dështimin institucional, dhe tutje, tendencën për fajësimin e viktimave, të cilat nën rrethana tejet të kufizuara, po zgjedhin të raportojnë rastet, pikërisht tek institucionet të cilat po i neglizhojnë ato./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.